Artikuj nga këndi informativ

Receta me Olim

Më tepër

Dobitë e farave të lulediellit.

Më tepër

Sekreti i përbërjes & përfitimet shëndetsore nga përdorimi i vajit të lulediellit “Olim”

Më tepër

Dobitë e farave të lulediellit.

Vaji lulediellit është i pasur me vitamine E, e cila është një antioksidant dhe është pikërisht kjo vitaminë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Vetëm 50g fara të lulediellit ofrojnë 100% të nevojave për vitaminë E për trupin e njeriut.

Farat e lulediellit janë një burim magnezi, kaliumi, seleni, zinku, dhe hekuri. Secila nga këto ka përfitime shëndetësore të natyrshme. Magnezi ul presionin e gjakut (në këtë mënyrë zvogëlon shanset e një sulmi në zemër), seleni mund të ngadalësojë në përhapjen e qelizave kanceroze. Ndërkohë, hekuri ndihmon për të shpërndarë oksigjenin për muskujt dhe zinku siguron sistemin tuaj imunitar që i duhet një të rrituri për tu mbrojtur kundër ftohjeve të zakonshme.

Fara luledielli për trurin, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se farat e lulediellit në fakt mund të kenë një efekt qetësues për trurin tuaj. Kjo është për shkak të niveleve të larta të triptofanit të përfshira në fara.
Farat e lulediellit janë ndoshta më të njohura nga të gjitha farat ushqimore, ato mund të hahen të papërpunuara, të pjekura ose të përdoren për shije në shumëllojshmëri gatimesh. Vitamina E është një komponent thelbësor i të ushqyerit tuaj të përditshëm.

Vitaminës E lufton rrezet UV dhe e mban lëkurën të re.

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për ruajtjen e integritetit të lëkurës duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira të dëmshme.

#GatuajMeOlim

Na kontaktoni