Në 1999 u ndërtua fabrika e cila përbëhet nga këto njësi:
Shpërndarja e vajit “OLIM” realizohet nëpërmjet një rrjeti distributorësh në qytetet kryesore të Shqipërisë. Transporti i mallit tek distributorët dhe tregtarët e shumicës bëhet nëpërmjet mjeteve të transportit që administrohen nga Departamenti i Transportit, pjesë e AM Group-it. Kompania “OLIM” ka zhvilluar dhe vënë në zbatim gjatë vitit 2005:
<ul>
<li>Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2000;</li>
<li>Sistemin e Sigurisë së Produktit Ushqimor HACCP</li>
</ul>
Investimin për ndërtimin e fabrikës së vajit “OLIM” e filluam në Janar të vitit 1999 dhe e përfunduam në vitin 2000.
Në Nëntor të vitit 2000, në tregun shqiptar të vajrave ushqimorë u paraqit etiketa e vajit të rafinuar luledielli “Olim”, prodhuar nga shoqëria me të njëjtin emër. Vaji “Olim” hyri që në fillim me sukses në treg dhe kjo ndodhi falë cilësisë së tij të mirë dhe të pandryshueshme, që garantohet nga cilësia e lëndëve të para, teknologjia bashkëkohore e prodhimit dhe nga një personel teknik mjaft i përgatitur.Fabrika “Olim”, është e vetmja në vendin tonë, që mund të punojë me cikël të mbyllur, domethënë proçesi i prodhimit të vajit fillon me presimin e farave vajore të lulediellit, ekstraksionin kimik të vajit nga bërsitë që dalin nga presimi, rafinimin e vajit, prodhimin e ambalazhit plastik (PET) dhe në fund me ambalazhimin e vajit në shishe 1 litërshe dhe bidona 4 dhe 5 litra. Një pjesë e bërsive të lulediellit është parashikuar të përpunohet më tej në “AGROTEK” linjë e prodhimit të ushqimeve vitaminoze për kafshë, pjesë e “AM Group”.Fabrika e filloi punën me një kapacitet rafinues prej 70 ton/24 orë, ndërsa që nga Qershori i 2004 me rritjen e kërkesave në treg, kapaciteti shkon deri në 140 ton/24 orë.Aktualisht, sipas një studimi tregu të zhvilluar nga ne, vaji “Olim” mbulon rreth 55% të nevojave të tregut shqiptar për vajrat ushqimorë.
Vaji “Olim” dallohet nga vajrat e tjerë të tregtuar për kapsulën e sigurisë si dhe për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të administrimit të cilësisë ISO 9001:2000 dhe të sigurisë së produkteve ushqimore HACCP.